• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përkujtim me rastin e 80-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Përkujtim me rastin e 80-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Përkujtimi me rastin e 80-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut filloi sot me "Kortezhin e të gjallëve" nga lokacioni i ish-stacionit hekurudhor në Shkup deri në ish-Monopolin i cili në vitin 1943 ishte qendër grumbullimi për dëbimin e hebrenjve në kampin e vdekjes në Treblinkë. Pjesë e kortezhit ishin deputetë nga Izraeli, përfaqësues të shoqatave hebraike nga vendi dhe bota, përfaqësues të partive politike parlamentare, përfaqësues të korit diplomatik dhe 200 mysafirë nga Izraeli, disa prej të cilëve folën në ngjarjen përkujtimore.

Ernest Hercog nga Kongresi Hebraik Botëror në fjalimin e tij theksoi se vetëm përmes konfirmimit se tmerret nga e kaluara janë integruar në vetëdijen botërore, kemi të paktën mundësinë që t'i fitojmë forcat e errëta të cilat e rrezikojnë njerëzimin si tërësi, njëherësh, forcat e intolerancës ose antisemitizmit, racizmit, islamofobisë dhe urrejtjes në përgjithësi.

null

Maria Bagdasarova nga Kongresi Hebraik Evropian tha se Qendra Përkujtimore e Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia e Veriut, shërben si përkujtues i fuqishëm për tmerret nga e kaluara dhe e thekson rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit, fshehjes së holokaustit dhe glorifikimit të nacizmit në ditën e sotme. 

null

Anëtari i Knësetit, Hamad Amar në fjalimin e tij shprehu falënderim për përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e kujtimit të Bashkësisë Hebraike dhe Holokaustit, siç duket në ngjarjet e ndryshme përkujtimore.

null

Pepo Levi, kryetar i bashkësisë hebraike në Maqedoninë e Veriut tha se 7.144 hebrenjë nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi, asnjëherë më nuk i panë vendlindjet e tyre. Maria, Pepo, Zholi, Besale, Dora, David, Rufel, Jakov, Boena, Mari, Ester, jetonin në harmoni dhe paqe me popullin maqedonas, me shqiptarët, turqit, serbët, romët dhe me popujt e tjerë në këto hapësira. 

null

Në ngjarjen përkujtimore për nder të hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia e Veriut në oborrin e ish Kombinatit të Duhanit në Shkup fjalime patën edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, zëvendëskryeministri i Qeverisë, Fatmir Bytyqi, dhe kryetari i grupit parlamentar për miqësi Izrael - Maqedoni e Veriut, Hamad Amar.

Përkujtimi i 80-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut përfundoi me lutje KADISH dhe me vendosjen e kurorave me lule të freskëta në përmendoren te ish monopoli në Shkup. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR