• e premte, 27 dhjetor 2024

Përkrahje për Taravarin nga Akademia e Aleancës për Shqiptarët

Përkrahje për Taravarin nga Akademia e Aleancës për Shqiptarët

5 shkurt

Nëntëmbëdhjetë anëtarë të përbërjes së fundit të Akademisë të Aleancës për Shqiptarët, organ strategjik-këshillëdhënës, përgjegjës për ndërtimin e politikave të partisë, kanë publikuar një deklaratë përkrahjeje për Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, pas shpalosjes së opsionit opozitar nga ky i fundit në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Nënshkruesit thonë në letër: “Shprehim besimin e plotë dhe e përkrahim pa rezervë liderin e Aleancës për Shqiptarët, Dr Arben Taravarin, në rrugën që ai ka trasuar për sjelljen e ndryshimit të sigurt në kampin politik shqiptar.”

Ata velerësojnë se vendi gjendet në një krizë të rëndë shoqërore, morale dhe ekonomike dhe se përgjegjësi kryesor dhe katalizatori i kësaj krize është Bashkimi Demokratik për Integrim, që ka udhëhequr thuajse pandërprerë mbi dy dekada me radhë. Ata thonë se kjo gjendje nuk duhet dhe nuk guxon të vazhdojë dhe se tani është  një mundësi e papërsëritshme për një ndryshim të madh politik, një ndryshim të sigurt.

Letra përfundon duke potencuar se: “Dr. Arben Taravari është shpresë. Shpresë se ende ekzistojnë liderë politikë që udhëhiqen nga parimet etike dhe që kanë bindje dhe besim politik pas të cilit qëndrojnë të pakompromis. Jemi të bindur se Dr. Arben Taravari do të ecë rrugës së drejtë, rrugës së shtruar nga Arbën Xhaferi, dhe do t’i prijë transformit të realitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.”

Akademia e Aleancës për Shqiptarët numëronte 30 anëtarët, nga të cilët dy kanë ndërruar jetë dhe tre janë larguar më parë nga ky organ.

Aleanca për Shqiptarët

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Fejsbuk i ASH-së

QËNDRONI TË LIDHUR