• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Përgjigje humanitare 2023" - stërvitje simulimi për ndihmën e parë në rast të tërmetit në Shkup

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Kryqi i Kuq sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të realizojë stërvitje simulimi për ndihmën e parë në situatë emergjente - tërmet. Stërvitja për menaxhim me pasojat është quajtur "Përgjigje humanitare 2023", ndërsa organizohet nën patronazhin e presidentit Stevo Pendarovski, si rezultat të shënimit të 60-vjetorit nga tërmeti katastrofik në Shkup, si dhe të katastrofave të shpeshtuara në vend dhe rajon.

Qëllimi kryesor i stërvitjes është të prezantohen kapacitetet, mundësitë dhe gatishmëria e Kryqit të Kuq në qasjen e koordinuar për përgjigje gjatë situatave të krizës.

Në stërvitjen pritet pjesëmarrja e më shumë se 500 personave, dy helikopterëve dhe 40 automjeteve. Do të marrin pjesë institucione në Sistemin për menaxhim me kriza dhe ekipe nga vendi dhe të huaja të Kryqit të Kuq.

Për shkak të realizimit të stërvitjes, rrugët drejt dhe në Parkun e Qytetit do të jenë të mbyllura nga ora 9:00 deri ora 14:00, si dhe parkingu para hotelit "Siti Park". bsh/

Foto: Kryqi i Kuq

QËNDRONI TË LIDHUR