• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përfunduan përgatitjet për në Haxh, mbi 2.000 besimtarë nga vendi do të shkojnë në Mekë

Përfunduan përgatitjet për në Haxh, mbi 2.000 besimtarë nga vendi do të shkojnë në Mekë

 Gostivar, 10 qershor 2023 (MIA) - Këtë vit në Haxh dhe vizitë në vendet e shenjta myslimane nga vendi do të nisen mbi 2.000 besimtarë, që paraqet një numër rekord dhe përgatitjet kanë shkuar mirë, deklaroi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame,  reis hafiz Shaqir efendi Fetai në takimin informativ me besimtarët në Gostivar.

"Nga vendi ynë këtë vit në haxh do të shkojnë   2030 besimtarë, të cilët do t'u bashkohen  rreth katër milionë besimtarëve nga e gjithë bota. Sivjet, numri i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut është më i madh se çdo vend tjetër në Ballkan", tha Fetai. 

 Ai besimtarëve të mbledhur në tubimin tradicional informativ u uroi shëndet të mirë dhe t'u përmbahen rekomandimeve të liderëve fetarë dhe ekipit mjekësor.

 

Një numër rekord i besimtarëve, sivjet do të nisen nga rajoni i Gostivarit dhe të gjitha përgatitjet lidhur me vizat, biletat e aeroplanit, vaksinimet kanë përfunduar dhe siç tha myftiu i Gostivarit Sabahudin Zendeli, besimtarët mund të shkojnë në Arabinë Saudite dhe ta përmbushin kushtin e pestë të Islamit.

 Tubimi ishte një mundësi për besimtarët që të njihen me udhëheqësit e tyre dhe të dëgjojnë këshilla dhe ligjërata  lidhur me qëndrimin në vendet e shenjta.

Myftiu Zendeli përmendi se nga rajoni i Gostivarit në haxh  këtë vit do të shkojnë 451 haxhilerëve, të cilët do të shoqërohen nga persona fetarë dhe një ekip mjekësor me tre mjekë. Besimtari më i vjetër që do të shkojë në haxh 2023 ka 80 vjet, ndërsa më i riu 26.

 

 

Përveç këshillave dhe bekimit, besimtarët sot morën edhe paketat në të cilat ndodhet  me veshjen tradicionale të  ihramit.

 Grupi i parë dhe i dytë do të nisen më 16 dhe 17 qershor me nga 180 besimtarë, ndërsa grupi i fundit me 85 do të niset më 18 qershor.

BFI organizoi rrugën, akomodimin dhe ushqimin gjatë qëndrimit 28 ditor. ar/

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR