• e premte, 27 dhjetor 2024

Përfundon seanca kryesore për gjykimin e Muhamed Zeqirit, aktgjykimi është caktuar më 1 dhjetor

Përfundon seanca kryesore për gjykimin e Muhamed Zeqirit, aktgjykimi është caktuar më 1 dhjetor

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Ka përfunduar seanca kryesore për gjykimin ndaj Muhamed Zeqirit i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Fjalë përmbyllëse ka pasur Prokuroria, mbrojtja dhe i dyshuari kryesor, pas së cilës Gjykata Penale caktoi aktvendimin për më 1 dhjetor.

Përfaqësuesja e akuzës, prokurorja Katerina Kolareviq tha se i dyshuari Muhamed Zeqiri pa kryer furnizim publik, drejtpërdrejtë ka lidhur kontratë me persona juridik që kanë punuar nën rrethana të dyshimta.

Procesi ka filluar kur me propozim të zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi, qeveria ka konkluduar se është e nevojshme të kryhet procedurë për të bërë studim fizibiliteti në lidhje me Postat e Maqedonisë dhe Hekurudhë Transport, ndërsa i angazhuar rreth procedurës ka qenë Muhamed Zeqiri në rolin e sekretarit të përgjithshëm.

"Në vend që i akuzuari të kryente procedurën e prokurimit publik, ai ka lidhur kontratë direkt me personin juridik, shoqëri për menaxhment, shërbime konsulente dhe tregtie 'Interholding duo' e cila u themelua vetëm 12 ditë para miratimit të konkluzionit specifik të Qeverisë. Nga të gjitha dëshmitë shihet se që nga ekzistimi i subjektit juridik ka vetëm një bashkëpunim me Sekretariatin e Qeverisë, selia e personit juridik në datën 13.04.2022 është gjetur e mbyllur e as nuk janë gjetur persona të punësuar. Nga kjo del se personi juridik është themeluar vetëm për qëllim të realizimit të kontratës së lidhur me Sekretariatin e Qeverisë", theksoi prokurorja.

Mbrojtja theksoi se Prokuroria Publike nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se i dyshuari me paramendim i ka kryer aktivitetet, ndërsa gjatë procedurës është dëshmuar se Muhamed Zeqiri procedurat i ka kryer ekskluzivisht me urdhër të Qeverisë, në bazë të vendimeve të miratuara të Qeverisë.

Zeqiri është deklaruar i pafajshëm dhe tha se vetëm ka kryer aktivitete për të cilat ishte i ngarkuar me vendim të Qeverisë.

"Qeveria në punën e saj sjell konkluzione në të cilat udhëzon autoritetet të veprojnë, mua më ngarkuan të krahasoja të gjitha aktivitetet, ndërsa në konkluzë nuk është paraparë prokurim publik. Akuza se kam shkaktuar ndonjë dëm me paramendim, kur unë si sekretar i përgjithshëm vetëm kam zbatuar vendim qeverie, që ishte edhe detyrimi im ligjor. Nëse vepra penale e shpërdorimit të pozitës mund të kryhet vetëm me paramendim, assesi nuk mund të akuzohem për një vepër të tillë sepse unë kam kryer plan të dikujt tjetër", theksoi ai.

Zeqiri akuzohet se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer furnizim publik ka lidhur kontrata për shërbime konsulente me një vlerë totale prej afro një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro se nga ajo që është dakorduar më parë, pra 795.000.

Procesin e udhëheqë gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska. qa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR