• e premte, 27 dhjetor 2024

Përfundoi protesta kundër propozimit francez

Përfundoi protesta kundër propozimit francez
Shkup, 12 korrik 2022 (MIA) - Për të nëntën herë nën moton “Ultimatum, jo ​​faleminderit”, qytetarët sot para Kuvendit e shprehën revoltën e tyre kundër propozimit francez. Protesta filloi para Qeverisë, vazhdoi në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme ku pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e ministrit Bujar Osmani. Në rrugën para ndërtesës së MPJ-së ata kanë shkruar grafite “Maqedonia nuk është në shitje”, ndërsa pastaj janë nisur drejt Kuvendit. Në mesin e qytetarëve ishin edhe anëtarë të partive politike VMRO-DPMNE dhe e Majta të cilët publikisht i mbështesin protestat. Protesta vazhdon edhe nesër në orën 19:00 para Qeverisë. ar/  

QËNDRONI TË LIDHUR