• e premte, 27 dhjetor 2024

Përfundoi stërvitja shumëkombëshe “Përgjigjje e shpejtë” në Krivollak, demonstrohet uniteti i NATO-s

Përfundoi stërvitja shumëkombëshe “Përgjigjje e shpejtë” në Krivollak, demonstrohet uniteti i NATO-s

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Sot në Krivollak është mbajtur stërvitja më e madhe shumëkombëshe “Përgjigjje e Shpejtë 23”, e cila këtë vit po mbahet në vend dhe e cila dëmonstron unitetin e NATO-s. Stërvitja u përfundua me sukses nga Ushtria jonë së bashku me tri ushtri të NATO-s - SHBA, Shqipëri dhe Mal të Zi dhe shtetin partner të NATO-s - Kosovën.

"Së bashku tregojmë vlerat dhe potencialet tona dhe ky është thelbi i NATO-s përmes veprimeve të përbashkëta për të siguruar paqen individuale dhe të përgjithshme për të gjithë. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është më objekt në skenën gjeopolitike, por subjekt që merr pjesë aktive në vendimmarrje në të njëjtën tryezë me superfuqitë botërore, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas stërvitjes.

Ky, siç tha Kovaçevski, është përgënjeshtrimi më i mirë për ata që ishin kundër anëtarësimit në NATO tre vjet më parë.

“Për Maqedoninë e Veriut, ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet kryesore. Me marrëveshjen për FRONTEKS dhe anëtarësimin në NATO, ne mbrojtëm standardet tona të identitetit, gjuhën dhe kulturën tonë. Vendi ynë është më i fortë dhe më i qëndrueshëm se kurrë, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht", tha Kovaçevski.

Ai dërgoi një mesazh dhe thirrje për unitet, bashkim dhe ngritje mbi, siç tha ai, dallimet tona politike, ideologjike në emër të një jete më cilësore dhe një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë ne dhe brezat e ardhshëm.

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska theksoi se ndryshimet e shpejta kërkojnë reagime të shpejta dhe vendimtare, ndërsa për to, siç tha ajo, duhet të jemi të gatshëm bashkë me aleatët tanë.

"Asnjë vend, asnjë ushtri nuk mund të jetë supreme nëse nuk janë të bashkuar. Uniteti ynë në NATO është forca jonë. Në NATO ecim krah për krah, të bashkuar me forcat progresive të botës dhe me partnerin tonë SHBA-në, të gatshëm për t'iu përgjigjur kërcënimeve, pavarësisht se nga vijnë ato, tha Petrovska.

Përfitimet e aleancës së NATO-s, siç tha, janë në radhë të parë për qytetarët dhe ndjenjën e tyre të përkatësisë dhe sigurisë.

"Solidariteti është çelësi i suksesit dhe përparimit, veçanërisht në kohë të vështira. Forca është në diversitet, në çdo kuptim. Çdo sukses është sukses i përbashkët", tha Petrovska.  ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR