Përfundoi rikonstruimi dhe rehabilitimi i një pjese të bulevardit "Gjevgjelia" dhe mbikalimi i rrugës "Hekurudha" në Gjevgjeli"
- Ka përfunduar rindërtimi dhe rehabilitimi i një pjese të bulevardit Gjevgjelia dhe mbikalimit në rrugën Hekurudha, me gjatësi prej 550 metra. Ky projekt ka kryer një rehabilitim dhe modernizim të plotë të infrastrukturës rrugore, gjë që ka krijuar kushte dukshëm më të mira për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve përgjatë kësaj rruge të rëndësishme trafiku, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
- Post By Sara Ademi
- 09:59, 30 dhjetor, 2025
Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Ka përfunduar rindërtimi dhe rehabilitimi i një pjese të bulevardit Gjevgjelia dhe mbikalimit në rrugën Hekurudha, me gjatësi prej 550 metra. Ky projekt ka kryer një rehabilitim dhe modernizim të plotë të infrastrukturës rrugore, gjë që ka krijuar kushte dukshëm më të mira për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve përgjatë kësaj rruge të rëndësishme trafiku, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai shton se investimi prej 25.721.284 denarësh, i financuar nga Qeveria, mundëson rindërtimin e plotë të rrugës, ndërtimin e shtresave të reja asfalti, sanimin e pjesëve të dëmtuara, vendosjen e bordurave të reja dhe përmirësimin e sinjalistikës rrugore.
"Përveç kësaj, pusetat janë niveluar, duke siguruar siguri dhe rehati më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik", shkruan Mickoski, duke shtuar se ky projekt është me rëndësi të madhe për komunitetin lokal, pasi përmirëson ndjeshëm rrjedhën e trafikut, rrit sigurinë dhe lehtëson funksionimin e përditshëm të qytetarëve. sa/
Foto: FB i Hristijan Mickoskit