Përfundoi obduksioni i të gjithë të vdekurve në zjarrin në Koçan
- Obduksioni i të vdekurve në zjarrin në diskotekën në Koçan ka përfunduar sot, njoftoi pasdite ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:56, 18 mars, 2025

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Obduksioni i të vdekurve në zjarrin në diskotekën në Koçan ka përfunduar sot, njoftoi pasdite ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
Në konferencën për shtyp, Toshkovski tha se në aksidentin tragjik janë lënduar gjithsej 196 persona. Prej tyre, 93 trajtohen në klinikat në Shkup, ndërsa 80 në spitalet jashtë vendit.
Foto: Printskrin