• e enjte, 18 korrik 2024

Përfundoi mini-remonti, Blloku 2 i REK Manastir është rikthyer në rrjet

Përfundoi mini-remonti, Blloku 2 i REK Manastir është rikthyer në rrjet

Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Blloku 2 i REK Manastir është rikthyer në rrjet mëngjesin e sotëm në orën 9:53.

Nga REK Manastir kumtuan se impianti u rikthye në funksion pas përfundimit të aktiviteteve për përkujdesje dhe rehabilitim.

"Sipas planit për prodhim të SHA EMV, REK Manastir vazhdon me punë me kapacitet të plotë, gjegjësisht me tre blloqet", thuhet në kumtesë. 

Aktivitetet për rehabilitim të impiantit kanë vijuar në dy javët  e kaluara. ar/

Foto: REK Manastir

 

QËNDRONI TË LIDHUR