• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfundoi mbledhja e Komisionit anketues për Onkologjinë, mosmarrëveshje rreth konkludimeve të propozuara

Përfundoi mbledhja e Komisionit anketues për Onkologjinë, mosmarrëveshje rreth konkludimeve të propozuara

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Përfundoi mbledhja e sotme e Komisionit anketues kuvendor për Onkologjinë. Gjatë ditës pati mospajtime mes anëtarëve të Komisionit rreth konkludimeve për konstatimin e përgjegjësisë politike.

Kryetarja e Komisionit, Rashela Mizrahi kumtoi se përgjegjësi politike është konstatuar tej ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, drejtorët e atëhershëm mjekësor dhe ekonomik të Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, drejtoresha e atëhershme e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Irina Sotirova Bukova, si dhe drejtorët e atëhershëm të FSSH-së Stevo Kërstevski dhe Faton Ahmeti për shkak të shkeljeve të parimeve kushtetuese, mosveprimit në pajtim me kompetencat e caktuara në ligjet nga fusha e sistemit shëndetësor, si dhe shkelje të rregullave pozitive nga aktet nënligjore me të cilat rregullohen organizimi, puna dhe kontrolli o institucioneve shëndetësore.

Deputetët nga LSDM nuk u dakorduan me këto konkludime të cilat, siç thanë, janë konkludime vetëm  nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së. Kërkuan dorëheqje të kryetares së Komisionit.

Ata i parashtruan konkudimet e tyre me të cialt kërkojnë nga PTHP urgjentisht t'i spastrojë dyshimet për keqpërdprim të terapisë në Klinikën për onkologji, si dhe ndikimin potencial negativ ndaj shëndetit dhe jetës së pacientëve.

Kërkohet të sillet mënyrë e re e financimit të tërë sistemit shëndetësor dhe implementim i sistemit track and trase në pajtim me përvojën nga vendet e BE-së, modernizim dhe rajonalizim të qendrave onkologjike në mbarë vendin.

Nevojitet, thuhet në konkludime, vendosja e ndryshimeve ligjore për kontrolle të rregullta parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Vendimi për formim të Komisionit anketues u soll më 20 shtator pas zërave në opinion për keqpërdorim të medikamenteve në këtë Klinikë. Prokuroria publike hapi edhe procedurë parahetimore.

Zërat për keqpërdorim të medikamenteve në Klinikë, shkaktuan reagime në opinion dhe protesta.

Mandati i këtij Komisioni anketues, siç informoi Mizrahi, duhet të përfundojë më 3 dhjetor. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR