• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përfundoi konferenca e projektit të BE-së "Përmirësimi i cilësisë në arsim"

Përfundoi konferenca e projektit të BE-së

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Përfundoi konferenca e projektit "Përmirësimi i cilësisë në arsim" financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa shfrytëzues i fundit është Ministria për Arsim dhe Shkencë që do të mbahet sot në Shkup.

"Kjo ngjarje do t'i theksojë rezultatet kyçe, leksionet e mësuara dhe hapat e ardhshëm për të përmirësuar cilësinë në arsim. Gjithashtu, do të sigurohen mundësi të shkëlqyera për rrjetëzimin dhe diskutimin midis ekspertëve, edukatorëve dhe kreatorëve të politikës", theksohet në kumtesë.

Sipas agjendës në hapjen e konferencës, fjalim do të ketë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, Stefan Hudolin nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pastaj drejtori i projektit "Përmirësimi i cilësisë në arsim" Nikollaj Sapunxhiev dhe ekipi i liderit të projektit Vesna Janevski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR