Përfundoi festivali folklorik ndërkombëtar "Rudina fest"
- Me ndarjen e mirënjohjeve të pjesëmarrësve më të suksesshëm, në Gostivar përfundoi edicioni i tretë i festivalit revial folklorik ndërkombëtar "Rudina fest". Mbrëmë në ngjarjen përfundimtare nga festivali katëditor, folkloristët u paraqitën në sheshin e qytetit dhe i kanë prezantuar koreografitë e përgatitura para publikut.
- Post By Besnik Shuki
- 11:15, 24 korrik, 2023
Gostivar, 24 korrik 2023 (MIA) - Me ndarjen e mirënjohjeve të pjesëmarrësve më të suksesshëm, në Gostivar përfundoi edicioni i tretë i festivalit revial folklorik ndërkombëtar "Rudina fest". Mbrëmë në ngjarjen përfundimtare nga festivali katëditor, folkloristët u paraqitën në sheshin e qytetit dhe i kanë prezantuar koreografitë e përgatitura para publikut.
Këtë vit në festivalin janë paraqitur 15 grupe prej tetë vendeve: Meksikë, Kili, Poloni, Qipro, Ukrainë, Gjeorgji, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, të cilët prej 20 korrikut kanë qëndruar në vend.
Drejtori artistik i festivalit, Berat Xhelili, përmendi se festivalin e kanë ndjekur përfaqësues të CIOFF Maqedoni dhe juria profesionale, duke marrë parasysh se "Rudina fest" ka hyrë në kalendaret e ngjarjeve të asociacionit ndërkombëtar.
Gjatë ditëve të kaluara, folkloristët u paraqitën në fshatrat Çegran dhe Forinë para banorëve të atjeshëm.
Festivali "Rudina fest" e bart emrin sipas vendit, ku në vitin 1999 ka qenë i vendosur kampi për refugjatët kosovarë dhe në një periudhë aty kanë qëndruar rreth 40 mijë persona. bsh/
Foto: MIA