• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Mexhiti

Përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Mexhiti

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi e përfundoi debatin për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ndërsa votimi do të bëhet pas përfundimit të debatit për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Aliu për momentin e shfrytëzon të drejtën që të flasë para deputetëve.

Mexhiti dhe Aliu shkarkohen me propozim të kryeministrit Talat Xhaferi, pasi ata u deklaruan se e mbështesin liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili paralajmëroi se do ta mbështesë opozitën shqiptare në zgjedhje.

Në vendin e Mexhitit është propozuar Ilir Demiri, përderisa për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës propozim është Naim Bajrami.

Gjatë debatit sonte deputetja Gordana Siljanovska Davkova i tha ministrit Mexhiti se shkarkimi nuk flet për të, por për kryeministrin teknik, sepse profesionalizmi dhe puna e tij nuk ishin kritikuar. 

Ajo foli për Qeverinë teknike duke theksuar se shembull të tillë nuk ka në asnjë vend të BE-së. Potencoi se kryeministrat teknikë nuk propozojnë shkarkime sepse janë kalimtarë.

"Absolutisht asnjë kryeministër teknik nuk merret me atë se çka ndodh në asnjë parti. Paradoksi është se shkarkoni një pjesë të ministrave të ASH-së, kur partia ka kryetar", tha Siljanovska Davkova.

Deputetja Rashella Mizrahi nga VMRO- DPMNE tha se ministri i Shëndetësisë ishte një nga të rrallët që publikisht ka kërkuar që të zgjidhet skandali në Klinikën e Onkologjisë dhe kërkoi nga ai që edhe më tutje të jetë i zëshëm edhe krahas asaj që nuk do të jetë në atë funksion të ndihmojë për hetimin në Onkologji. 

Qeveria kalimtare ose teknike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj, dhe ato presidenciale dy javë më parë më 24 prill ishte zgjedhur më 28 janar të këtij viti. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR