• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfundoi debati për ndryshimet e Ligjit për burime minerale lidhur me korridoret 8 dhe 10d

Përfundoi debati për ndryshimet e Ligjit për burime minerale lidhur me korridoret 8 dhe 10d

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 112-të debatoi për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për burime minerale, me procedurë të shkurtër, që është pjesë e ligjeve lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Votimi për ndryshimet do të caktohet për tjetër ditë.

Këto ndryshime janë të vetmet të cilat kaluan në Komisionin për Çështje Ekonomike pas parashtrimit të parë të ligjeve në Kuvend. Për të ishin parashtruar disa amandamente nga VMRO-DPMNE-ja dhe VMRO-PP, por ato nuk ishin pranuar. Ligjet e tjera nga këto ligje ishin dorëzuar përsëri në Kuvend me flamur evropian, dhe tashmë janë miratuar. 

Deputeti Zdravko Trajanov nga VMRO-DPMNE theksoi se me këtë ligj tregohet se opozita nuk e bllokon ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

Trajanov tha se nuk ka dokumentacion projektues për korridoret dhe nuk dihet ku do të kalojë traseja dhe ku do të gërmohen burimet minerale. Sipas tij, Qeveria manipulon dhe me qëllim e lë të paplotësuar marrëveshjen në mbikëqyrje në Antokorrupsion me çka konfirmohet se është jotransparente. 

Me ndryshimet afatet e shpejta për shfrytëzimin e burimeve minerale shkurtohen. 

"Nuk e kam të qartë se çfarë do të bëjë Qeveria me burimet minerale, kush do të përgatisë raportin, kush do të gërmojë... kjo është zonë gri. Rezulton se kjo varet nga Qeveria, ndërsa kontraktori merr produkt të përfunduar. Pse sillet ky ligj", pyeti Trajanov.

Sipas tij, nuk ka limit se sa koncesione do të ndahen sepse nuk ka projekt.

Toni Jarevski, gjithashtu nga VMRO-DPMNE, tha se në këtë ligj kemi pasqyrë më të mirë dhe dëshmi për atë që dëshiron ta bëjë pushteti, cilat janë qëllimet e fshehura. 

"Institucionet janë duke u anashkaluar dhe me një kërkesë në komitetin menaxhues, lejet minerare do të jepen përmes NPRrSh. Dhe zgjidhja e pritur ligjore parasheh projekte me interes strategjik", thotë Jarevski.

Replikoi Bedri Fazli nga BDI i cili tha se bëhet fjalë për ndryshime të vogla të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridorit me interes strategjik.

"Është mirë që ta votojmë këtë ligj, është në interesin tonë, e përshpejton ndërtimin dhe i ul shpenzimet", tha Fazli. 

Kuvendi e vazhdoi punën për mbledhjen e 100-të plenare. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR