• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfundoi debati në kuvend për zgjedhjen e Daboviq Anastasovska për gjykatëse kushtetuese

Përfundoi debati në kuvend për zgjedhjen e Daboviq Anastasovska për gjykatëse kushtetuese

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Zgjedhja e profesoreshës Jadranka Daboviq Anastasovska për gjykatëse kushtetuese ishte temë kryesore e debatit të paraditës në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Shumica qeverisëse e pranoi arsyetimin për kandidatin aktual, derisa një pjesë e deputetëve të opozitës theksuan se të gjitha zgjedhjet e gjykatësve kushtetues i ndjekin polemikat, por se Kuvendi duhet të gjejë procedurë të qartë për mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues, si dhe që t'iu mundësohet kandidatëve që të prezantohen para Kuvendit që më lehtë të vlerësohen nga deputetët. 

Sipas deputetit Zdravko Trajanov nga VMRO-DPMNE, edhe pse në mënyrë deklarative, LSDM ka pasur afinitet që këto të përmirësohen, në fund të mandatit asnjë punë nuk ishte përmirësuar. 

Për deputeten Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM, Daboviq Anastasovska është zgjedhja e vërtetë, sepse, siç tha, na duhen kuadro profesionalë. Duke folur për biografinë e saj, tha se profesoresha të gjithë karrierën e saj ia ka kushtuar shkencës, pas përfundimit të studimeve, ka magjistruar, doktoruar edhe e ka zhvilluar veprimitarinë e saj shkencore në Fakultetin Juridik "Justiniani i parë". Veprimtaria e saj shkencore, siç theksoi, është e njohur jo vetëm në shtet, por edhe jashtë tij. 

Ollga Llozanovska, deputete nga VMRO-DPMNE theksoi se edhe propozimet e opozitës për zgjedhje të gjykatësit kushtetues ishin juristë të shquar, të cilët karrierën e tyre profesionale e kanë ndërtuar gradualisht dhe janë ndërtuar si ekspertë të lartë, për të cilët opozita nuk ka dashur të diskutojë. 

Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare theksuan përcaktimin e tyre politik të profesoreshës Daboviq Anastasovska, e cila ishte anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit nga viti 2005 deri në vitin 2009, por edhe anëtar aktual i Këshillit Drejtues të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Ata nuk i lanë pa përmenduar as kritikat në Raportin e Komisionit Evropian në pjesën e gjyqësorit. 

Në seancën e sotme, deputetët shqyrtuan edhe propozimin për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit", për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative - ATO, për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e shoqatës në fushën e të drejtave të njeriut, ligjit të policisë dhe gjyqësorit për mekanizmin e kontrollit civil në kuadër të Avokatit të Popullit, për shpalljen e emërimit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për dhënien e pëlqimit për Statutin e Akademisë Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostolski" - Shkup. Publiku do të informohet më tej për votimin e këtyre pikave, si dhe për vazhdimin e seancës së 131-të. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR