• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2024, jepet pauzë në mënyrë që të mblidhen deputetët për votim

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2024, jepet pauzë në mënyrë që të mblidhen deputetët për votim

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Kuvendi në kuadër të vazhdimit të pasdites së mbledhjes së 135-të e përfundoi debatin e prëgjithshëm rreth Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2024. Për momentin Kuvendi është në pauzë në mënyrë që të mblidhen deputetët për të votuar për pikën e rendit të ditës.

Paraprakisht në debatin e përgjithshëm deputetët e opozitës theksuan se bëhet fjalë për buxhetin më të madh dhe më megaloman deri më tani, i cili është joreal, nuk ka vizion të qartë dhe i sili do të ketë pasoja për qytetarët në tërë vitin 2024. Për shumicën në pushtet, ndërkaq, është real, zhvillimor dhe do të sigurojë rritje të qëndrueshme ekonomike. 

Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE në paraqitjen e tij porositi se bëhet fjalë për buxhet parazugjedhor, i cili më së paku është zhvillimor, dhe përmes të cilit në tremujorin e parë do të kahëzihen masa me të cilat, siç tha, pushteti me hapa të shpejtë do të tentojë të blejë vota.

Lidija Tasevska nga LSDM theksoi se buxheti do të jetë bazë e mirë për realizim të rritur dhe të përshpejtuar të projekteve infrastrukturore, për tërheqje të investimeve të huaja, për inovativitet të kompanive vendore, për mbështetje të ekonomisë vendore, sektorit privat dhe qytetarëve, si dhe për intensifikim të konvergjencës drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Silvana Angellovskës nga VMRO-DPMNE, është humbje që njëe  treta e buxhetit për vitin 2024 është e dedikuar për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, përkatësisht për blerje të qetësisë sociale.

Ljupço Prenxhov nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni theksoi se 20 vite vetëm BDI i mbështetë të gjitha buxhetet në shtet. Kjo, sipas tij, është e mundur sepse BDI mendon vetëm për BDI-në dhe askend tjetër.

Me paraqitjen e tij përfundoi debati i përgjithshëm pas çka filloi shqyrtimi i amandamentit të parashtruar nga deputeti Jovan Mitreski nga LSDM i cili u pranua nga zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski dhe u bë pjesë përbërëse e Propozim buxhetit të plotësuar. menjëherë më pas kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha pauzë në mënyrë që të mblidhen deputetët për të votuar për propozim buxhetin dhe për pikat e tjera të rendit të ditës.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm peshon 5,5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe të njëjtat janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 343,6 ose janë për 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Për paga janë projektuar 41,2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime janë planifikuar 25,3 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 215,3 miliardë denarë. Për transfere sociale janë planifikuar 161,1 miliardë denarë, nga të cilat 83,6 miliardë denarë janë për pagesën e pensioneve, për kompensime për mbrojtje sociale për shtresat më të rrezikuara të popullatës rreth 13,2 miliardë denarë. 

Siç theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në ditën e parë të debatit të përgjithshëm, kontribut më të madh drejt rritjes në vitin 2024 pritet të kenë investimet bruto me një rritje prej 8,4 për qind, kryesisht si rezultat i intensifikimit të realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti në korridoret 8 dhe 10, shoqëruar me masat dhe aktivitete për realizim më të madh të investimeve kapitale të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Pritet rritje e mëtejshme e konsumit, me rritje edhe në konsumin privat edhe në atë publik. Konsumi privat parashikohet të shënojë një rritje reale prej 3,1 për qind në vitin 2024, në kushte të presioneve të ulura inflacioniste, rritjes së metejshme reale të pagave dhe punësimit, rritje së kredisë dhe mbajtjes së një niveli solid të remitancave nga jashtë vendit. Pritet një rritje mesatare e konsumit publik prej një për qind. 

Deri në fund të vitit pritet ulje  emëtejshme einflacionit dhe ai mesatarisht të jetë 9,2 për qind, ndërsa vitin në vijim të stabilizohet në 3,6 për qind në kushte të nivelit të qëndrueshëm stabil të çmimeve të energjensëve dhe ushqimit në tregjet ndërkombëtare, si dhe ngadalësimi i mëtutjeshëm i inflacionit bazik.

Deficiti i projektuar për vitin 2024 në shumë prej 33,5 miliardë denarëve si dhe pagesa e borxhit në shumë prej 45 miliardë denarëve, prej të cilave borxhi i jashtëm në shumë prej 26,4 miliardë denarë dhe borxhi i brendshëm në shumë prej 18,6 miliarëd denarë, do të financohen përmes detyrimit të brendshëm dhe të jashtëm. ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR