• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përfundim i projektit "BE-ja për të drejta të njeriut: përfshirja e koncepteve për mosdiskriminim në jurisprudencë"

Përfundim i projektit

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Delegacioni i Bashkimit Evropian së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe trupi ekspert i projektit sot në Jurop Haus në Shkup do ta swhënojnë fundin e projektit të financuar nga Unioni, "BE-ja për të drejta të njeriut: përfshirja e koncepteve për mosdiskriminim në jurisprudencë".

Në ngjarje fjalime do të kenë euroambasadori Dejvid Gir, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, Avokati i popullit, Naser Ziberi.

Pas fjalimeve të Girit, Trençevskës dhe Ziberit pason panel diskutimi me përfaqësues nga zyra e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, Avokati i popullit, OJQ Polio Plus dhe ekspertë nga projekti, ceket në kumtesën e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Në fokus të diskutimit do të jenë gjendjet dhe praktikat për përballje në rastet e mosdiskriminimit. Do të prezantohen edhe aktivitetet, të zbatuara në suaza të projektit, me theks në rezultatet kyçe dhe propozim ndryshimet ligjore të përpunuara në pajtim me qëllimet kyçe të projektit: harminizimi i legjislaturës nacionale me të drejtën e BE-së për mosdiskriminim, harmonizimi i ligjeve në pajtim me nenin 48 të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (LPMD) dhe përforcimi i kapaciteteve të autoriteteve nacionale dhe kreatorëve të politikave për preventivë dhe mbrojtje nga të gjitha format e diskriminimit.

Në ngjarje, siç ceket në kumtesë, do të marrin pjesë përfaqësues nga ministritë dhe institucionet kompetente të cilët janë kreatorë të politikave për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, anëtarë të Trupit nacional koordinues për mosdiskriminim, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, organizatat qytetare dhe mediumet. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR