• e martë, 14 janar 2025

Përfundon instalimi i gypave të rinj për ujë të ngrohtë nën urën “Bellasica”

Përfundon instalimi i gypave të rinj për ujë të ngrohtë  nën urën “Bellasica”

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - SHA EMV njoftn se ka përfunduar instalimi i gypave të rinj për ujë të ngrohtë nën urën “Bellasica” dhe se së shpejti do të lëshohet në funksion tubacioni i ujit të ngrohtë për shpërndarjen e energjisë termike.

"Për më pak se dy muaj, SHA EMV dhe EMV Shpërndarja e nxehtësisë përfundoi me sukses instalimin e gypave të rinj të tubacionit të ngrohjes nën urën "Bellasica". Me këtë, tubi i ngrohjes do të vihet në funksion në kohën më të shkurtër të mundshme, duke siguruar një shpërndarje të qëndrueshme dhe të besueshme të energjisë termike për sezonin aktual të ngrohjes", njoftoi SHA EMV. 

Në fazën përfundimtare, siç theksojnë, tubi i sapondërtuar i ngrohjes do të lidhet me sistemin ekzistues të shpërndarjes së energjisë termike dhe gjatë kyçjes dhe vënies në funksion, mund të rregullohet përkohësisht cilësia e dërgesës pasdite për një pjesë të vogël të shfrytëzuesve. 

 "Menaxhmenti i ri i EMV Shpërndarje dhe SHA EMV shpejtë dhe me efikasitet kaloi të gjitha sfidat, duke marrë masa urgjente dhe duke planifikuar aktivitete për të kaluar pengesat që ngadalësuan projektin. Realizimi i këtij aktiviteti është edhe njëherë konfirmim i vendosmërisë dhe angazhimit të drejtuesve të rinj të kompanive për përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe ofrimin e një shërbimi të qëndrueshëm dhe të besueshëm për të gjithë shfrytëzuesit", njoftoi SHA EMV. qa/

Foto: SHA EMV

 

QËNDRONI TË LIDHUR