• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përfshirje maksimale të kompanive vendore në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, dakorduan Azeski dhe udhëheqësia e "Behtel dhe Enka"

Përfshirje maksimale të kompanive vendore në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, dakorduan Azeski dhe udhëheqësia e

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut qëndron në dispozicion në gjetjen, gjegjësisht rrjetëzimin e kompanive vendore lokale të cilat duhet në maksimum të përfshihen gjatë realizimit të aktiviteteve në të gjitha fazat e projektit për korridoret 8 dhe 10d, ishte dakorduar në takimin e djeshëm të kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski dhe bashkëpunëtorëve të tij me udhëheqësinë e kompanisë "Behtel dhe Enka".

Të dyja palët, siç bëri të ditur Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, janë marrë vesh që edhe më tutje t'i vazhdojnë kontaktet me tempo të përforcuar me çka do të lehtësohej realizimi i këtij projekti.

Në takim, Azeski dhe udhëheqësia e "Behtel dhe Enka" kanë biseduar për dinamikën për realizimin e aktiviteteve të planifikuara. Gjatë kësaj nga ana e Azeskit ishte potencuar se për ne është shumë me rëndësi që të përfundojnë në kohë të gjitha aktivitetet e planifikuara sepse realizimi i këtij projekti vendimtar dhe më i madh infrastrukturor është i rëndësishëm jo vetëm për shtetin tonë por edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë. 

Nga ana e udhëheqësisë së "Behtel dhe Enka", siç është bërë e ditur, ishte nënvizuar se ata për momentin punojnë në mënyrë intensive në të gjitha punët përgatitore dhe hulumtimeve në teren të cilat janë të rëndësishme për realizim të aktiviteteve dhe se janë në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim me institucionet kompetente vendore lidhur me ato aktivitete.

Udhëheqësia e "Behtel dhe Enka" ka kërkuar mbështetje nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut në drejtim të sigurimit të fuqisë së punës e cila gjatë gjithë periudhës sa është planifikuar të zgjasë realizimi i projektit duhet të arrijë numrin e 4.000 punëtorëve (kuadër -inxhinierë të kualifikuar etj. si dhe personeli i pakualifikuar-punëtorë të përgjithshëm).

"Oda Ekonomike e Maqedonisë do të mbështesë çfarëdo lloj zgjidhje e cila do të nënkuptojë aktivitet më të shpejtë dhe më cilësor gjatë realizimit të këtij projekti (Korridoret 8 dhe 10d) duke pasur parasysh faktin se vlerësojmë se ky është projekti më i rëndësishëm infrastrukturor në 10 vitet e ardhshme", bëhet e ditur në kumtesë. 

Marrëveshja me "Behtel dhe Enka" ishte nënshkruar në mars të vitit të kaluar dhe me të është paraparë ndërtim i segmenteve të autostradave Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë në Korridorin 8 dhe Prilep - Manastir në Korridorin 10d.

"Behtel dhe Enka" në rajon ka realizuar projekte për ndërtim të autostradave në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Kroaci, Turqi dhe Rumani. Bashkë, "Behtel- Enka" ka ndërtuar më shumë se 28.000 kilometra autostrada dhe rrugë, 100 tunele dhe 26 ura të mëdha. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s/ Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR