• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfshihet nga flakët makina e prokurorit publik në Prilep 

Përfshihet nga flakët makina e prokurorit publik në Prilep 

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme në Prilep me qëllim është djegur vetura private e prokurores publike të Prokurorisë Themelore Publike në Prilep, Marjana Ilieska, njoftojnë nga Prokuroria publike. 

Menjëherë pas ngjarjes është kryer hetim në vendin e ngjarjes, janë siguruar gjurmët dhe provat dhe po punohet për identifikimin e autorit të verpës penale.

"Sipas gjetjeve fillestare, deri tani kryerës të panjohur me forcë kanë hyrë në garazhë në të cilën ishte parkuar vetura, i kanë derdhur lëndë djegëse dhe i kanë vënë flakën duke shkaktuar dëme materiale", thuhet në njoftimin e PPRMV-së.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata e prokurorëve publikë e dënuan këtë sulm dhe tentativë për të frikësuar drejtuesen e Prokurorisë publike themelore me kompetenca të gjerë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR