• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përfaqësuesit e studentëve të USHCM-së kërkojnë nga MASH të rishqyrtohet numri i bursave për studentët e shkencave shoqërore

Përfaqësuesit e studentëve të USHCM-së kërkojnë nga MASH të rishqyrtohet numri i bursave për studentët e shkencave shoqërore

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Organi Nacional Studentor dhe avokati i studentëve të Universitetit "Shën Cirili e Metodi" dorëzoi kërkesë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për rishqyrtimin e numrit të bursave për studentët e shkencave shoqërore në Konkursin për vitin akademik 2024/2025.

Siç informojnë, në kërkesë theksohet ulja e numrit të bursave për këtë fushë shkencore, e cila është reduktuar vetëm në katër bursa, kundrejt dhjetë të vitit të kaluar.

"Ky numër është në mënyrë disproporcionale më i ulët në krahasim me bursat për shkencat tekniko-teknologjike dhe natyrore-matematikore, të cilat mbeten në nivel të lartë, ndonëse vitin e kaluar janë plotësuar vetëm 24 nga gjithsej 40 bursa të planifikuara për këto fusha. Me këtë rënie të ndjeshme të bursave për shkencat shoqërore, aftësia e studentëve të kësaj fushe për të marrë mbështetjen e nevojshme financiare për studimet e tyre është e kufizuar. Gjithashtu, në konkursin e bursave të këtij viti përfshihen edhe studentët e studimeve të integruara (3+2 vjet), i cili vetëm sa shton numrin e kandidatëve potencialë nga shkencat shoqërore, duke ulur njëkohësisht shanset për të marrë bursë për të gjithë ata që aplikojnë", thekson Avokati i Studentëve i USHCM.

Si zgjidhje përfaqësuesit studentor propozojnë të shqyrtohet mundësia e rishpërndarjes së bursave të paplotësuara nga fusha të tjera shkencore, që do t'u mundësonte studentëve nga shkencat shoqërore t'i përdorin këto mjete. Kjo, sipas tyre, do të mundësojë sistemim të drejtë dhe korrekt të bursave.

"Studentët presin përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke shpresuar në një rezultat pozitiv që do të jetë në interesin e të gjithë studentëve nga cikli i dytë dhe i tretë i studimeve", citohet në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR