• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë në takim me ministrin Demiri

Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë në takim me ministrin Demiri

 Shkup, 8 prill 2024 (MIA)  - Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë të cilët u mblodhën sot në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë do të priten në takim me ministrin e shëndetësisë Ilir Demiri.

 Punonjësit e shëndetësisë sot, në organizim të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, të mbështetur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë,  u mblodhën në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në shenjë të pakënaqësisë me aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes Kolektive.

 Nën moton "Shëndet në protestë për pagë", paralelisht,  sot, punonjësit e shëndetësisë do të dalin në protestë edhe para shtëpive shëndetësore në të gjithë shtetin.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR