• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përfaqësuesi i Trampit tashmë ka filluar negociatat për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjëve

Përfaqësuesi i Trampit tashmë ka filluar negociatat për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjëve

Uashington, 5 dhjetor 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkov, në nëntor u takua me kryeministrat e Katarit dhe Izraelit që t'i fillojë përpjekjet diplomatike për arritjen e armëpushimit në Gazë dhe marrëveshjes për lirimin e pengjëve.

Këtë informatë e konfirmoi kryeministri i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al Tani.

Uitkov e vizitoi Katarin dhe Izraelin në tentim për të arritur marrëveshje para se Trampi ta merr funksionin më 20 janar, sipas një burimi të Rojtersit, njofton Tajms of Izrael.

Takimet shënojnë kthimin e Katarit në rolin kyç të ndërmjetësuesit, rol që u pezullua muajin e kaluar. Burimet shtuan se negociatorët e Hamasit mund të kthehen së shpejti në Doha për vazhdimin e bisedimeve. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR