• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përfaqësues të personave me fibrozë cistike në takim në Ministrinë e Shëndetësisë

Përfaqësues të personave me fibrozë cistike në takim në Ministrinë e Shëndetësisë

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Persona me fibrozë cistike janë thirrë në takim në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili duhet të fillojë sot në orën 13:15. Informatën e konfirmoi për MIA-n Ivana Atanasoska, kryetare e Asociacionit për fibrozë cistike.

"Me siguri do të flasim deri ku është procedura për furnizim të medikamentit 'trikafta' për pacientët e tjerë me fibrozë cistike, diçka për të cilën kërkuam të informohemi, si dhe për një qendër ku do të mjekohen këta persona", sqaroi Atanasoska për MIA-n.

Kohë më parë, në Kuvend nuk kaloi propozimi për lirim nga participimi në shërbimet mjekësore dhe medikamentet e pacientëve me fibrozë cistike mbi 26 vjeç. Siç u informua Asociacioni për fibrozë cistike, pacientët ishin liruar nga participimi që në vitin 2019. Por, ata me të cilët bisedoi MIA, thonë se akoma i paguajnë medikamentet nga xhepi i tyre.

Asociacioni për fibrozë cistike kërkon zgjidhje tashmë një kohë më të gjatë për këtë problem. Nga atje shpresojnë se edhe krahas votimit kundër, dhe me dokumentin e vitit 2019 se personat me fibrozë cistike janë liruar nga participimi, përfundimisht do të gjindet zgjidhje me çka pacientët më në fund do të lirohen nga kjo barrë financiare.

Në një prej konferencave për shtyp të Asociacionit, u tha se shpenzimet rreth terapisë për këtë sëmundje, mesatarisht në muaj kushtojnë rreth shtatë mijë denarë për pacientin me fibrozë cistike. Nëse ka komplikime, nevojiten më shumë mjete financiare.

Tani për tani 12 pacientë marrin medikamentin "trikafta" me të cilin lehtësohet sëmundja dhe personat me këtë sëmundje mund të funksionojnë pa probleme, Asociacioni për fibrozë cistike po lufton që medikamentin ta marrin të gjithë pacientët në shtet. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR