• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë vizitojnë Gjykatën Kushtetuese në Turqi

Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë vizitojnë Gjykatën Kushtetuese në Turqi

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizitoi Gjykatën Kushtetuese në Ankara. Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, gjatë vizitës janë shkëmbyer mendime dhe përvoja për çështje të caktuara juridike, që janë me interes të veçantë për dy gjykatat që i referohen dallimeve dhe ngjashmërive nga aspekti i kompetencave dhe sfidave me të cilat ballafaqohen.

"Në takim u diskutua edhe për Strategjinë e re për zhvillimin e gjyqësorit (2024-2028) dhe Planin e veprimit, ku parashikohet forcimi i rolit të Gjykatës Kushtetuese në realizimin e parimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë vizitës, sië theksihet në kumtesë, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se bashkëpunimi ndërmjet Gjykatave Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, është i një rëndësie të madhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesit nga Ministria e Drejtësisë, falënderuan nikoqirët turq, duke theksuar se marrëdhëniet miqësore, respekti reciprok dhe bashkëpunimi mes dy gjykatave, do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. 

Foto: Ministria e Drejtësisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR