• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Përcaktohet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë

Përcaktohet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme përfundoi shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura pas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio televizionit të Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.20255).

Sipas votimit të anëtarëve të Komisionit, nga 37 kandidatët që aplikuan, kaluan 24, ndërsa 13 prej aplikantëve iu refuzua kandidatura për mungesë të dokumentacionit të plotë të kërkuar sipas kushteve të Konkursit Publik.

Собраниската Комисија за прашања на избори и именувања на денешната седницата ја заврши Проверката на кандидатурите доставени по Одлуката за објавување на Јавен конкурс за именување на членов

Ndër kandidatët që ishin në listën e përcaktuar, dominojnë të diplomuarit për gazetari, politologë, juridikë të diplomuar, por ka edhe aktorë, muzikologë, producentë dhe një elektroinxhinier dhe dr i shkecave ekonomike.

Në grupin e kandidatëve që u eliminuan për shkak të mos dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar ishin Jordan Plevneshit, Master i Shkencave Filologjike dhe dr. Jeta Starova Mehmeti, doktor në Studime Kulturore.

Seanca publike në të cilën kandidatët do të paraqiten para Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është caktuar për të hënën në ora 12:00, informoi kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkoski. ls/

Foto: printskrin

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR