• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përcaktohen ndryshime ligjore për të fshirë dispozitën për rritjen e pagave 30 për qind në Ministrinë e Financave

Përcaktohen ndryshime ligjore për të fshirë dispozitën për rritjen e pagave 30 për qind në Ministrinë e Financave

Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e ka përcaktuar tekstin e Propozimit të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për buxhet.

 
"Ndryshimet ligjore të propozuara janë në drejtim të fshirjes së dispozitës për rritjen e pagave të punonjësve në Ministrinë e Financave me 30 për qind për, siç sqarohet nga Ministria e Financave, disa arsye: pamundësia e përcaktimit të specifikës së detyrave të punës dhe përgjegjësia e veçantë që buron nga vendi i punës për të saktësuar ligjin për buxhetet dhe duke pasur parasysh se ligji për sistemin e pagave në sektorin publik është në proces miratimi, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR