Përballje parazgjedhore e kandidatëve presidencial: Me vizion dhe program të vetin premtojnë të ardhme më të mirë për shtetin, qëndrime të kundërta për ndryshimet kushtetuese
- Në përballjen parazgjedhore në Servisin nacional, kandidatët presidencial e prezantuan vizionin dhe programin e vet, me të cilin të gjithë premtojnë shtet më të mirë, parandalim të korrupsionit dhe ndalim të shpërnguljes së të rinjve. Lidhur me ndryshimet në Kushtetutë, shprehën qëndrime të kundërta.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:56, 21 prill, 2024
Shkup, 21 prill 2024 (MIA) - Në përballjen parazgjedhore në Servisin nacional, kandidatët presidencial e prezantuan vizionin dhe programin e vet, me të cilin të gjithë premtojnë shtet më të mirë, parandalim të korrupsionit dhe ndalim të shpërnguljes së të rinjve. Lidhur me ndryshimet në Kushtetutë, shprehën qëndrime të kundërta.
Kandidati presidencial i koalicionit të kryesuar nga LSDM, Stevo Pendarovski thotë se do të kërkojë presidenti të ketë më shumë ingerenca.
"Kisha parim kur e fillova mandatin tim, mendoj se është joparimore të mos kërkoj më shumë ingerenca. Do të thosha se vetoja suspenzive duhet të kalojë në veto absolute", tha Pendarovski.
Lidhur me ndryshimet e tjera të Kushtetutës, konsideroj se nuk duhet tërësisht të ndryshojë Kushtetuta, por lidhur me BE-në, është decid, se duhet të hapet.
Potencoi se ende jetojmë në shoqëri të ndarë dhe se një nga angazhimet e tij ihste të tentojë ta pakësojë këtë hendek i cili ekziston me vite.
"Një kohë ekzistonte hendek i madh mes bashkësive etnike, posaçërisht mes maqedonasve dhe shqiptarlve. Në 10-15 vitet e shkuara ekziston hendek mes vetë maqedonasve, megjithatë pëlr fat të keq në atë pjesë, një pjesë e njerëzve nuk ishin të gatshëm ta bëjnë atë hap, njëri ndaj tjetrit, ndërsa disa prej tyre ishin instruuar nga subjektet politike të mos e bëjnë atë. Mund të them se në atë pjesë na paraprin punë e madhe, kushdo qoftë president në pesë vitet e ardhshme sepse një shpqëri e ndarë sipa definicionit nuk mund t'i shfrytëzojë të gjitha potencialet të cilat i ka në dispozicion", tha Pendarovski.
Kandidatja për presidente e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE, Gordana Iljanovska-Davkova thotë se shtetit i mungon uniteti pa marrë parasysh cilës përkatësi, i mungon sjellja dinjitoze e bartësve më të lartë të pushtetit ndaj atyre nga jashtë. I mungon shlndetësia e mirë, mirë të arsimuar, mbrojtje e mirë sociale, njerlzit të qëndrojnë këtu. U mungpon gjithçka për një shtet dinjitoz", tha Siljanovska-Davkova.
Në pyetjen për Kushtetutë të re me preambulë të re me respektimin e ës drejtë së bahkësive, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dje Koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova tha se duhet të bëhen ndryshime themelore kushtetuese.
Kandidati i GROM dhe Koalicionit "Guximshëm për Maqedoninë", Stevço Jakimovksi, vlerësosi se politikani i mirë mendon për gjeneratat e ardhshme.
Kandidati presidencial i BDI-së dhe Frontit evropian, Bujar Osmani tha se presidenti duhet të ketë dy cilësi, përvojën dhe vizionin për të ardhmen.
"Përvoja ime më mundësoi të shoh se si politikat ndërthurren në jetë dhe ndikojnë ndaj qytetarëve. Funksionet e mija në të vëretë më përgatitën të jem president i shtetit. Qëllimi im është deri në fund të mandatit të arrijmë drejt BE-së", tha ai.
Lidhur me kërkesën që presidenti të zgjedhet në Kuvend me shumicë prej dy të tretave, tha se zgjedhja e tanihsme paraqet eskalim shtesë.
"Shumicës së presidentëve opozita nuk iu drejtohej me emrin president. Mendoj sse në një proces inkluziv mes bllokut maqedonas do të ketë depolarizim megjithatë edhe përfshirje të të gjithë të tjerëve në sjelljen e vendimit. Në frymën e Marrëveshjes së Ohrit", vlerësoi Osmani.
Kandidatja e Së Majtës, Biljana Vankovska tha se agjenda e saj nuk është reformuee, por konsideron e kësaj shoqërie i nevojitet ndryshim radikal - rrënjësisht të detektohen problemet, ndërkaq që këtu shkenca i jep të gjitha veglat.
Kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari tha se si ministër i Shëndetësisë në vitin 2017 ka arritur me ekipin të jetë mes më të besueshmëve si institucion në shtet.
"E kthyem besimin e qytetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë. Dy herë isha kryetar i komunës së Gostivarit ku arrita kohezion të mirë mes të gjitha bashkësive etnike", tha ai.
Lidhur me atë që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në tërë territorin, tha se demografia është e këtillë siç është dhe ne duhet ta imë atë realitet dhe të jetojmë me të.
"Një shtet në botë ku definimi për përdorimin e gjuhës është me përqindje apo numra. Në Kosovë jetojnë 4 apo 5 për qind serbë dhe gjuha përdoret në tërë territorin. Ne pas 50 viteve flasim nëse duhet të përdoret 20 apo 30 për qind. Ne presidentin e parë e zgjidhëm në Kuvend, të haoim debat për kushtetutë të re, ingerenca të reja për president në mënyrë që të gjithë ne ta ndjejmë këtë shtet ssi të vetin", tha ai.
Kandidati i ZNAM, Maksim Dimitreievski, lidhur me atë që nuk duhet të ndryshohet, e çka duhet, tha e kjo kuhstetutë është shskruar më 17 nëntor 1991. ab/