• e premte, 27 dhjetor 2024

Për zgjedhjet më 8 maj janë akredituar 1078 vëzhgues vendorë dhe 770 të huaj

Për zgjedhjet më 8 maj janë akredituar 1078 vëzhgues vendorë dhe 770 të huaj

Shkup, 4 maj 2024 (MIA) - Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj janë akredituar gjithsej 1.999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Më shumë vëzhgues të akredituar janë vendorë - 1078. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes. Për raportim të zgjedhjeve sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë akredituar 66 gazetarë të huaj.

Më së shumti vëzhgues vendorë janë akredituar nga Asociacioni për zhvillim të inovacioneve shoqërore- sociale "VAKE UP" Shkup - 752, pastaj Fondacionit rom për demokraci - 151, Civil - 82, Qendra për hulumtime të sigurisë - 46, Instituti për marrëdhënie ndërkombëtare dhe strategji Ohër - 20, Qendra kombëtare rome Kumanovë - 14, Shoqata për promovim dhe zhvillim gjithëpërfshirës Kumanovë - 12 dhe Qendra maqedonase për zhvillim kulturor - një vëzhgues.

Misioni i posaçëm për vlerësim të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar madje 410 vëzhgues, 14 ekspertë dhe 31 përkthyes, shumica e vëzhguesve janë të huaj. Asambleja parlamentare e OSBE-së (OSCE PA) ka akredituar 138 vëzhgues, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup - 68 vëzhgues dhe 33 përkthyes, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës - Komisioni ad hok për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut - 33 vëzhgues dhe 20 përkthyes, Iniciativa për dialog dhe demokraci Silba 30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - Republika e Kosovës - 13, Parlamenti Evropian - 12 dhe të tjerë.

Për të informuar rreth zgjedhjeve janë akredituar 66 gazetarë dhe punonjës mediatik nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe nga Rojters, Asoshiejted Pres, Al Xhezira, Frans pres...

Raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prillit e ndoqën 1601 vëzhgues, përkatësisht 915 vëzhgues vendorë dhe 544 të huaj, si dhe 84 përkthyes dhe 58 gazetarë të huaj.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR