• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për vrasjen e Vanjës dhe Pançes kanë dëshmuhar policët që kanë kryer bastisjen në shtëpinë e Pallços, gjykimi vazhdon më 20 dhjetor

Për vrasjen e Vanjës dhe Pançes kanë dëshmuhar policët që kanë kryer bastisjen në shtëpinë e Pallços, gjykimi vazhdon më 20 dhjetor

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot ka vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhoskit me dëshminë e inspektoratit të lartë Elvis Ibrahimi dhe dëshmitarit Todorçe Gjorgjievski nga Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit Lupço Palevski.

Ibrahimi, i cili ka marrë pjesë në bastisjen në shtëpinë e të pandehurit Lupço Palaevski Pallço më 3 dhjetor, deklaroi se gjatë bastisjes janë marrë një laptop, një tablet Samsung dhe një Ajfon 6S+, por, siç theksoi, nuk janë evidentuar thirrje drejt Vanjës.

"Nuk është vënë re se dikush tjetër nga familja ka telefonuar", deklaroi Ibrahimi, duke u përgjigjur në pyetjen e pandehurit Pallço.

Ai shtoi se gjatë bastisjet, telefonat e të zotit të shtëpisë, vëllait të Pallços, kanë qenë para tyre për kontroll dhe nuk kanë vërejtur asnjë nga familjarët duke bërë një telefonatë.

Dëshmitari Todorçe Gjorgievski nga Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike, i cili po ashtu ka marrë pjesë në bastisje, ka deklaruar se nuk e ka vërejtur numrin e të dëmtuarit, Vanja, duke u thirrur.

"Nuk është vërejtur nga unë", tha Gjorgjievski, duke shtuar se vëllai i Pallços, Bazhe, është bërë thirrja ndaj avokatit të  tij.

Mbrojtja e Pallços i kundërshtoi deklaratat e dëshmitarëve, duke pretenduar se ato bien ndesh me dokumentacionin shkresor të marrë dhe janë të pavërteta.

I pandehuri Pallço theksoi se as vëllai dhe as nëna e tij nuk e dinin numrin e telefonit të fëmijës së dëmtuar.

"Fëmija i dëmtuar, Vanja Gjorçevska, në momentin e bastisjes ishte pesë ditë e vdekur. Numrin e telefonit të fëmijës së dëmtuar vuk e dinin as vëllai im, i cili nuk është dëshmitar në këtë rast dhe as nëna ime. Është e pamundur që ata të bënin telefonata në momentet kur u morën telefonat, siç tregohet në analizën e telefonit. Është normale që policia të thërrasë numrin e telefonit të fëmijës së dëmtuar gjatë bastisjes, në rast se do të bjerë aksidentalisht aty pranë. Prokuroria nuk gjeti as kohën dhe as mjetet për ta pyetur se pse po rrotullohej gjatë bastisjes më 3 dhjetor, kur fëmija ishte vrarë tashmë prej pesë ditësh", tha Pallço.

Në seancën e sotme prokurorja Zhaklina Trajkovska infiomoi se dëshmitari Goce Trajkovski nuk do të dëshmojë për shkak të pamundësisë për ta siguruar. Avokati Vladimir Tufegxhiq kërkoi që deklarata e Trajkovskit të lexohet si dëshmi, por gjykatësi Ivica Stefanovski njoftoi se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar dëshmitarin për të dëshmuar.

Në seancat e kaluara kanë dëshmuar familjarët e të vrarëve si dhe disa persona të përfshirë në hetimin e dy vrasjeve, përfshirë inspektorë dhe anëtarë të partisë politike "E Djathta".

Në seancën e parë të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR