• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për tejkalim të shpejtësisë sanksionohen 62 shoferë në territorin e SPB-së Manastir

Për tejkalim të shpejtësisë sanksionohen 62 shoferë në territorin e SPB-së Manastir

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Janë sanksionuar 62 shoferë në territorin e SPB-së Manastir të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se kontrolli është kryer sot nga ora 14:00 deri në orën 18:00.

Nga numri total i drejtuesve të mjeteve të sanksionuar, 48 kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të populluara dhe 14 jashtë vendeve të populluara.

Ndaj të gjithë shkelësve janë përgatitur parashtresat përkatëse. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR