• e hënë, 30 dhjetor 2024

Për shkak të zjarrit në afërsi të Athinës, në mënyrë parandaluese është evakuuar spitali i fëmijëve

Për shkak të zjarrit në afërsi të Athinës, në mënyrë parandaluese është evakuuar spitali i fëmijëve
Athinë, 19 korrik 2022 (MIA) - Përveç katër lagjeve dhe Observatorit kombëtar për të cilët paraprakisht është dhënë urdhër për evakuim, sonte në mënyrë parandaluese është evakuuar edhe spitali i fëmijëve që gjendet në afërsi të zjarrit në pjesën verilindore të zonës Atika, rajoni më i gjerë i Athinës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga spitali, 36 fëmijë dhe 19 të punësuar janë transferuar në një spital tjetër për fëmijës gjithashtu në Athinë. Zjarri pyjor ka filluar nga mali Pendeli dhe për shkak të erës së fortë ka zbritur dhe është përhapur me shpejtësi në drejtim të vendbanimeve, situata sonte është veçanërisht e vështirë, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale në banesa. Me perëndimin e diellit, është ndërprerë edhe shuarja nga ajri, ndërsa aeroplanët dhe helikopterët do të vazhdojnë të intervenojnë nesër në mëngjes, sapo të zbardhë drita. Në shuarjen e zjarrit po intervenojnë 350 zjarrfikës (28 janë zjarrfikës nga Rumania që ndodhen në Greqi), 13 ekipe këmbësorie, 60 zjarrfikëse, zjarrfikës vullnetarë dhe cisterna nga komunat. 15 avionë dhe nëntë helikopterë ndërhyjnë periodikisht, pavarësisht erës së fortë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR