• e shtunë, 23 nëntor 2024

Për shkak të tubimit në sheshin "Skenderbeu" regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Për shkak të tubimit në sheshin

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Për shkak të mbajtjes së tubimit, sot në orën 20:30 në sheshin "Skenderbeu" në Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë në komunikacion në zonën qendrore të qytetit.

Siç informojnë nga SPB Shkup, komunikacioni përkohësisht do të ketë ndërprerje në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit e aktivitetit.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon deri tek qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR