Për shkak të temperaturave të larta, MASH rekomandon që shkollat fillore të punojnë me orë mësimore të shkurtuara
- Shkollat fillore mësimin të vazhdojnë ta realizojnë me orë mësimore të shkurtuara, por të kenë kujdes që të ruhet thelbi i materialit mësimor të cilën e mësojnë, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me temperaturat e larta në vend dhe obligimin e shkollave fillore deri më 17 qershor ta ndjekin mësimin e vitit 2023/2024.
- Post By Sara Ademi
- 15:31, 12 qershor, 2024
Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Shkollat fillore mësimin të vazhdojnë ta realizojnë me orë mësimore të shkurtuara, por të kenë kujdes që të ruhet thelbi i materialit mësimor të cilën e mësojnë, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me temperaturat e larta në vend dhe obligimin e shkollave fillore deri më 17 qershor ta ndjekin mësimin e vitit 2023/2024.
"Në kumtesën për mediat, MASH theksoi edhe disa rekomandime për mbrojtjen e nxënësve nga moti i nxehtë - klasat dhe hapësirat e tjera të cilat shfrytëzohen në shkollë duhet të ajrosen vazhdimisht; t’i udhëzojnë nxënësit dhe t`u jepet mundësia që të konsumojnë sasi më të madhe të ujit; t`i rekomandojnë nxënësit të mos konsumojnë ushqime të yndyrshme dhe ushqime që përmbajnë sasi të madhe të sheqerit gjatë ditës së shkollës.
"Këto rekomandime janë pjesë e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen nga valët e të nxehtit të Qendrave për Shëndet Publik, dhe në përputhje me Planin e veprimit shëndetësor për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut", informoi MASH. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s