• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për shkak të Takimit ministror të OSBE-së, 30 nëntori do të jetë ditë jopune për administratën dhe shkollat në Shkup

Për shkak të Takimit ministror të OSBE-së, 30 nëntori do të jetë ditë jopune për administratën dhe shkollat në Shkup

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në rajonin e Qytetit të Shkupit, 30 nëntori (e enjte) do të jetë ditë jopune për shkak të mbajtjes së Takimit të 30-të ministror të OSBE-së.

Orari i punës më 29 nëntor 2023 (e mërkurë), ndërkaq, do të përfundojë në orën 12:00. Vendimin e solli Qeveria sot në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

"Këto konkludime kanë të bëjnë edhe me shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e qytetit të Shkupit, ndërkaq nuk kanë të bëjnë me kopshtet e fëmijëve dhe institucionet shëndetësore në rajonin e qytetit të Shkupit - të cilat duhet të përpunojnë plane të veta për punë, me qëllim të funksionimit të papengueshëm", informoi shërbimi qeveritar për shtyp duke cekur se komunave dhe Qytetit të Shkupit u rekomandohet t'i zbatojnë konkludimet.

Ky rekomandim ka të bëjë edhe me sektorin privat në rajonin e Shkupit, posaçërisht në Komunën e Karposhit dhe komunave të cilat gravitojnë drejt Qendrës sportive "Boris Trajkovski" dhe hotelit "Aleksandar pallas". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR