Për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur qarkorja rreth Manastirit, komunikacioni po rikahëzohet nëpër qytet
- Qarkorja rreth Manastirit prej dje nga ora 18:30 është mbyllur për trafik për shkak të rrëshqitjes së dheut, dhe trafiku po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" po punojnë për pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe normalizimin e trafikut, informojnë nga LAMM.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:09, 27 shkurt, 2026
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Qarkorja rreth Manastirit prej dje nga ora 18:30 është mbyllur për trafik për shkak të rrëshqitjes së dheut, dhe trafiku po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" po punojnë për pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe normalizimin e trafikut, informojnë nga LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: Arkivi