• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për shkak të problemeve teknike me ueb faqen shtyhet afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Për shkak të problemeve teknike me ueb faqen shtyhet afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Për shkak të problemeve teknike me ueb faqen  www.dijaspora.sec.mk  shtyhet  regjistrimi i votuesve në diasporë deri më 19 mars 2024 deri në orën 9:00, njoftojnë sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nga aty shtojnë se problemi teknik ka ndodhur gjatë natës, më 17 mars 2024, nga ora 24:00 dhe se është rikthyer në punë mëngjesin e sotëm në orën 9:00.

Për këtë arsye, theksojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, regjistrimi i votuesve në diasporë vazhdohet për kohën sa ka zgjatur ndërprerja, pra deri më 19 mars 2024 në orën 9:00. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR