• e diel, 06 tetor 2024

Për shkak të një aksidenti mbyllet rruga në pikën kufitare “Novosellë”

Për shkak të një aksidenti mbyllet rruga në pikën kufitare “Novosellë”

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Për shkak të një aksidenti rrugor, nga pasditja nga ora 18:30, në ndërprerje është komunikacioni në të dyja drejtimet në aksin rrugor Strumicë - Novosellë, para vendkalimit kufitar "Novosellë".

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR