• e premte, 27 dhjetor 2024

Për shkak të mungesës së personelit cilësor, i dobët kapaciteti i institucioneve për shfrytëzimin e fondeve IPA

Për shkak të mungesës së personelit cilësor, i dobët kapaciteti i institucioneve për shfrytëzimin e fondeve IPA

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani sot i ka njoftuar anëtarët e Qeverisë për përdorimin e mjeteve në dispozicion përmes Bashkimit Evropian, me fokus përdorimin e fondeve IPA II dhe IPA III. Siç kumtoi SÇE, në seancën qeveritare ministri Murtezani prezantoi raportin për shfrytëzimin e IPA fondeve, përmes të cilit demonstron kapacitetin e dobët të institucioneve para së gjithash për shkak të mungesës së personelit cilësor.

Në seancë u diskutuan mundësitë për përmirësimin e kapaciteteve absorbuese për shfrytëzimin e IPA-s përmes prioritizimit të punësimit në IPA strukturën.

"Ministri Murtezani propozoi prioritizim të punësimeve në ministritë e linjës, edhe atë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Transportit, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe ndërmarrjet publike që do të zbatojnë projekte infrastrukturore. Pas shqyrtimit të informacionit dhe detajeve në kontekst të zbatimit të ngadaltë dhe të IPA fondeve të papërdorura, si dhe masave strategjike për përforcimin e kapaciteteve të IPA-s përmes punësimeve të reja dhe politikës së mbajtjes së personelit në strukturën IPA-s, të cilat u shtjelluan hollësisht në konferencën e sotme për shtyp të MÇE Murtezani, Qeveria obligoi ministritë përkatëse për planifikim dhe realizim të përshtatshëm të punësimeve", thuhet në kumtesë.

Ministria për Çështje Evropiane obligohet të finalizojë tekstin e Politikës për mbajtjen e stafit në IPA strukturat në përputhje me udhëzimet e Komisionit Evropian, më së voni deri në tetor 2024. bsh/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR