• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për shkak të krizës energjetike EMV nuk ka para të veta për investime në kapacitete të reja energjetike, prandaj kërkohen investues të huaj strategjik

Për shkak të krizës energjetike EMV nuk ka para të veta për investime në kapacitete të reja energjetike, prandaj kërkohen investues të huaj strategjik

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë krizës energjetike në këto tre-katër vite, SHA EMV pati sfidë për ta furnizuar vendin me energji elektrike dhe për atë u shpenzuan paratë që eventualisht do t'i investonte në kapacitete të reja energjetike. Ato mjete u dhanë për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe ekonominë. Për atë dedikim, siç theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm me gazetarë, shkuan 400 milionë euro dhe mu ky është shkaku që kërkohen investues strategjik për të investuar në kapacitete të reja prodhuese energjetike në vend.

Siç informoi Bytyqi, Ligji për investime strategjike u vitua para pesë viteve, ndërsa në konkursin e fundit që u mbyll më 31 janar 2023 kishte mbi 16 aplikime të ndryshme prej të cilave tetë kanë marrë status të investuesit strategjik që në parim nuk do të thotë asgjë, përkatësisht vetëm se me ta hyhet në fazë të negociatave. prej tyre shtatë janë nga fusha e energjetikës, ndërsa një nga fusha e turizmit i cili është i interesuar për ivestime në qendrën e skijimit Kodër e Diellit. me katër, të gjithë në pjesën e energjetikës, tashmë kanë përfunduar negoxiatat dhe nesër në mblehdje kuvendore duhet të shqyrtohen propozim vendimet ligjore për marrje të statusit të investuesit strategjik. Të gjithë katër investuesit potencial strategjik tashmë kanë parashtruar garancë bankare, ndërsa sipas planeve të biznesit të cilat i kanë parashtruar gjithsej do të investojnë 786 milionë euro.

"Nuk ka dy investime për një vend të njejtë. Me realizimin e tyre shteti do të ketë pavarësi energjetike për shkak të parashikueshmërisë afatgjate për çmimet e energjisë elektrike pas çka do t'u blihet prodhimi që e ka me kontratat për realizimin e tyre. Është dakorduar e tërë rryma e prodhuar nga parku fotovoltaik 'Stipion' me kapacitet të instaluar prej 400 megavatëve dhe investim të paraprarë prej 270 milionë eurove, në 30 vitet e ardhshme ta blejë EMV sipas çmimtit ë garantuar prej 56 eurove për megavat orë, ndërsa balancimi të shkojë në barë të përbashkët të AKUMA dhe EMV 50 me 50. Në atë çmim do të mund të shtohet edhe inflacioni vjetor prej maksimum 2 për qind, por në pajtim me inflacionin e eurozonë", tha Bytyqi.

Me Milineos, elektranë kogjenerative e gazit, investim me vlerë të planifikaur prej 290 milionë eurove që duhet të ndërtohet në tokë shtetërore në hekurudhën e Shkupit për çka nevojitet të bëhet zonë industriale, është dakorduar formula për përllogaritje të çmimit të energjisë elektrike që do të blihet në 20 vitet e ardhshme me çka do të jetë së paku për 5 për qind më e ulët se e tregut. Kapaciteti duhet të ketë të instaluar fuqi prej 165 megavatëve dhe prodhim vjetor prej 1100 negavatë orë energji elektrike dhe do të jetë e mirë për balancim të sistemit. Plotësisht energjia ngrohëse që do ta prodhojë do t'ia shesë shtettit për 40 për qind më mirë nga çmimi i tregut. Për tokën shtetërore do të japë qira prej 0,1 euro për metër katror dhe 2 euro në vit për metër katror për mirëmbajtje. Pas investimit të realizuar do të marrë 50 milionë euro ndihmë shtetërore të ndarë në këste në periudhë prej pesë viteve. nevojitet të ndërtohet vetëm një kilometër gyp përçues në mënyrë që të kyçet në sistemin ekzistues të ngrohjes në Shkup.

Pasi që të përfundojë qiraja shtetërore e tokës investuesit strategjik do të duhet objektet t'ia lënë shtetit për një euro për metër katror.

Çmimi momental prodhues në REK "Bitola" është 110 euro për megavat, ndërsa në nivel të tërë kompanisë është 90 euro, prëderisa furnizuesi universal EVN Houm ia shet për 58 euro për megavat.

ZËvendëskryeministri paralajmëroi se pret përfundimisht vendi të dalë nga kriza dhe mu për atë arsye SHA EMV filloi me nisma për investime të veta. Tashmë ka nënshkruar memorandum me kompaninë amerikane "Xheneral elektriks" për ndërtim të elektranës së gazit në TEC Negotinë me kapacitet të instaluar prej 800 megavatëve dhe në REK "Bitola" për plotësisht 300 megavatë. Krahas kësaj me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe po zhvillohen edhe negociata për instalim të reaktorëve të vegjël bërthamorë në vend, çmimi i të cilëve është rerth dy miliardë euro për kapacitet të instaluar prej 470 megavatëve.

Në rendin e ditës të mbledhjes së nesërme të 140-të të Kuvendit janë vendosur Propozim-ligji për realizim të projektit strategjik investues "Mitilineos", instalacion kogjenerativ Shkup, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për realizim të Projektit strategjik investues "parku solar Stipion" dhe Marrëvehsja për projekt strategjik investues "Parku solar Stipion" me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për realizim të projektit strategjik investues AIM GREEN TECH, me procedurë të shkurtuar dhe propozim-ligji për realizim të projektit strategjik investues central elektrik solar  - Pehçevë, me procedurë të shkurtuar.

Shoqata e inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (INRM) dje parashtroi shkresë dhe porosi elektronike drejtuar secilit deputet në Kuvend individualisht, me çka kërkojnë të mos i mbështesin katër, siç thonë, propozim ligjet e dëmshme për realizim të projekteve strategjike energjetike investuese sepse e çrregullojnë sovranitetin energjetik të shtetit.

Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE) Marko Bislimovski, ndërkaq dje porositi se me hyrjen e investuesve strategjik energjetik do të rritet pavarësia energjetike e vendit dhe do të përgjysmohen faturat për ngrohje. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR