• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për shkak të grevës së doganierëve grekë, qarkullimi i mallrave në Bogorodicë - Evzoni, Dojran - Dojrani dhe Mexhitlia – Niki do të ndërpritet plotësisht

Për shkak të grevës së doganierëve grekë, qarkullimi i mallrave në Bogorodicë - Evzoni, Dojran - Dojrani dhe Mexhitlia – Niki do të ndërpritet plotësisht

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Drejtoria doganore (DD) informon se duke filluar nga mesnata e sontme, ora 00:00, deri në orën 23:59 të së mërkurës për shkak të grevës së paralajmëruar dyditore të doganave në Greqi, në vendkalimet kufitare Bogorodicë - Evzoni, Dojran - Dojrani dhe Mexhitlia - Niki qarkullimi i mallrave do të jetë në ndërprerje, përveç mallrave të prishura.

Sipas doganës e cila i referohet informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup, qarkullimi i udhëtarëve do të lejohet periodikisht (nuk dihet orari i saktë), por këshillohen udhëtarët të shmangin lëvizjen nëpër këto pika kufitare gjatë kësaj periudhe. qa/

Foto: Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR