• e enjte, 03 tetor 2024

Për shkak të garës nesër, regjim i veçantë komunikacioni në Shkup

Për shkak të garës nesër,  regjim i veçantë komunikacioni në Shkup

Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Për shkak të mbajtjes së garës së atletikës nesër nga ora 08:00, në zonën e qytetit të Shkupit do të zbatohet regjim i veçantë i komunikacionit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç theksojnë ata, pozicioni i fillimit/mbarimit të garës është në rrugën "Belasica" përballë qendrës tregtare "East Gate Mall", pas së cilës vazhdohet djathtas në korsinë e djathtë të bul. "Goce Dellçev" dhe  përgjatë korsisë së djathtë në bul. "Ilinden" deri ne kryqezimin me rrugen "MANAPO" dhe mbrapa nëpër të njëjtën korsi.

"Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit në rrugët përreth, thonë nga MPB dhe  apelojnë qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR