• e shtunë, 23 nëntor 2024

Për shkak të festës së Shpirtrave, sot dhe nesër në Shkup ka regjim të posaçëm të komunikacionit

Për shkak të festës së Shpirtrave, sot dhe nesër në Shkup ka regjim të posaçëm  të komunikacionit

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Sot dhe nesër me rasin e festës së Shpirtrave, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerrë masa për regjim të posaçëm në trafik.

"Nga ora 06:00 trafiku në drejtim të Varrezave të Qytetit Butel do të zhvillohet në një drejtim (në rreth), përkatësisht, të gjitha automjetet do të drejtohen nëpër rr. “E Butelit”, majtas nëpër rr. “Aleksandar Urdarevski”, majtas nëpër rr. “Boca Ivanova” dhe djathtas deri në hyrje në varrezat Butel, kurse për dalje nga varrezat, djathtas nëpër rr. “Boca Ivanova”, deri te rrethrrotullimi në rr. “E Butelit”, pastaj majtas nëpër rr. “E Butelit” dhe djathtas nëpër rr. “Kemal Sejfulla”, njoftojnë nga MBP-ja. 

Regjim i posaçëm i trafikut do të ketë edhe në rrethinën e varrezave “Kamnik” dhe “Gjorçe Petrov”.

MPB-ja apelon te qytetarët të respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku është paraparë regjim i posaçëm në trafik. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR