• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për shkak të defektit, pa ujë disa pjesë të Shkupit

Për shkak të defektit, pa ujë disa pjesë të Shkupit

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Për shkak të defektit në rr, "Cërnorizec Hrabar" 26b, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e kësaj rruge dhe të rrugëve "Gavrill Konstantinoviq", "Detelin Vojvoda", "Bukoviq", "Aurora" dhe qendra tregtare.

Siç informojnë nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Shkup, furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në përfundimin e sanimit të defektit.

Për shkak të defektit f-100 në rr. 10.p.n. Batincë, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë edhe shfrytëzuesit nga Batinca dhe Luboshi. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 10:25 deri në përfundimin e sanimit të defektit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR