• e enjte, 18 korrik 2024

Për shkak të asfaltimit, përkohësisht mbyllet rruga Veles - Gradsko

Për shkak të asfaltimit, përkohësisht mbyllet rruga Veles - Gradsko

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Për shkak të asfaltimit, sot nga ora 08:00 - 18:00 do të jetë i mbyllur komunikacioni në pjesën Veles - Gradsko, në afërsi të verarisë Stobi, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët shtetërore jashtë mjesdiseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, sidomos në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me pjesët Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçani - Dellçevë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR