• e premte, 27 dhjetor 2024

Për shkak të asfaltimit është mbyllur për qarkullim seksioni Veles-Gradsko

Për shkak të asfaltimit është mbyllur për qarkullim seksioni Veles-Gradsko

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Për shkak të asfaltimit, në periudhën nga ora 08:00 – 18:00 deri më 23 shtator do të mbyllet për qarkullim seksioni Veles - Gradsko.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR