• e premte, 27 dhjetor 2024

Për SHBA-në të gjitha opsionet janë në tryezë në lidhje me "referendumin e rremë" në Ukrainë

Për SHBA-në të gjitha opsionet janë në tryezë në lidhje me
Uashington, 29 shtator 2022 (MIA) - SHBA-ja ka thënë se të gjitha opsionet janë në tryezë si përgjigje ndaj “pushtimit të paligjshëm dhe krimeve të Rusisë në Ukrainë” si dhe në lidhje me “referendumin e rremë për aneksimin e mundshëm” të disa zonave në Ukrainë. “Vazhdojmë me përdorimin e të gjitha instrumenteve të disponueshme që Rusia të thirret në përgjegjësi dhe vazhdojmë me mbështetjen për Ukrainën”, deklaroi sot në një konferencë telefonike me gazetarët, Vedant Patel, zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Ai tha se në lidhje me përgjigjen e referendumit "të rremë" në katër territoret ukrainase Donjeck, Lugansk, Zaporozhje dhe Herson, si dhe në përgjigje të "pushtimit dhe krimeve të paligjshme" të Rusisë në Ukrainë, "të gjitha opsionet janë në tryezë". “SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e atyre territoreve”, tha Patel. mb/    

QËNDRONI TË LIDHUR