• e premte, 27 dhjetor 2024

Për pozitën është mirë që ka filluar debati për ndryshimet kushtetuese, opozita mbetet kundër

Për pozitën është mirë që ka filluar debati për ndryshimet kushtetuese, opozita mbetet kundër

Shkup, 30 korrik 2023 (MIA) - Pozita dhe opozita edhe më tutje mbeten në pozicionet e tyre për ndryshimet kushtetuese. Për pozitën, ndryshimet kushtetuese janë hapja e rrugës drejt BE-së dhe kjo temë nuk duhet të kidnapohet për interesa partiake, ndërsa opozita, e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese, kërkon që ndryshimet të vendosen në votim dhe të shkohet në zgjedhje. 

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është mirë që në Kuvend ka filluar debati për ndryshimet kushteteuse, ndërsa fakti që nuk ka reagime nga qytetarët, ekspertët dhe organizatat joqeveritare tregon se nuk ka asgjë problematike në këto ndryshime. 

"Po të kishte problem me ndryshimet kushteteuse, deri më tani do të vlonte nga konferencat për media, qëndrime të grupeve të ndryshme të ekspertëve dhe organizata joqeveritare se ka diçka problematike në ndryshimet kushtetuese. Më e rëndësishme është që të kthehemi në përmbajtjen e ndryshimeve dhe të shohim nëse ka diçka problematike", tha dje Osmani, duke shtuar se mungojnë rreth tetë deputetë për shumicën e nevojshme për votim të këtyre ndryshimeve. 

Për asnjë nga 35-të kapitujt, Marrëveshja dhe Protokolli me Bullgarinë nuk është kusht për hapje dhe mbyllje të kapitujve. Marrëveshja me Bullgarinë është vetëm në përshtypjen e përgjithshme

Opozita, nga ana tjetër, përmes një kumtese dje konfirmoi se mbetet në qëndrimin për mospranimin e ndryshimeve kushteteuse nën, siç thonë, diktat bullgar dhe i bëri thirrje pushtetit që t'i vendosë ndryshimet në votim. 

"Mbi 80 për qind e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese sipas diktatit dhe kushteve bullgare që kjo qeveri e Kovaçevskit i detyron në fuqi. Në shtet sovrani kryesor është populli dhe ai vendos, por LSD nuk dëshiron ta shohë këtë. Ata po shkojnë kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të qytetarëve. Në fund të fundit, prandaj ikin nga zgjedhjet dhe përballja me popullin si djalli ikën nga temjani", theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Sipas opozitës, nuk është e vërtetë se mungojnë edhe tetë deputetë në shumicën e nevojshme për votim, por ka deputetë nga shumica qeverisëse, përfshirë edhe LSDM-në, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Криминално рекетарската влада на Зоран Заев и Оливер Спасовски пред заминување влезе во огромен скандал.  СДСМ, Заев и Спасовски преку МВР на криминален начин набавува патни исправи. Скандало

Shefi i diplomacisë, Osmani dje ka theksuar se bullgarizimi i vendit nuk bëhet me futjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës, por me faktin se me çdo vonesë në BE, një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve të Maqedonisë shkojnë në Bullgari të kërkojnë pasaporta bullgare.

"Dhe tani dikush do të më thotë se me vendosjen e bullgarëve si pakicë e posaçme në Kushtetutë do të bullgarizohet shteti, e jo me marrjen  e pasaportave, me të cilat vet paraqiteni se me prejardhje jeni bullgarë. Për këtë shkak kam thënë se shpesh dyshoj se mes radikalëve nga të dy vendet, ka ndonjë marrëveshje e heshtur - ne do ta mbajmë shtetin të mos përparojë, e ju vazhdoni me misionin e juaj për pasaportat bullgare", tha Osmani.

Siguron se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria. Për asnjë nga 35 kapitujt, tha Osmani dhe shtoi se Marrëveshja dhe Protokolli me Bullgarinë nuk është kusht për hapjen dhe mbylljen e kapitujve.

"Marrëveshja me Bullgarinë është vetëm në përshtypjen e përgjithshme për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por për këtë nuk votohet në Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjë raport me shkrim nga ana e Komisionit Evropian lidhur me shkallën e realizimit të Marrëveshjes me Bullgarinë, është kategorik Osmani.

Gjithçka tjetër, sipas tij, është propagandë që të frikohen qytetarët derisa janë të eksponuar në procesin e "pasaportizimit".

"Akti më jopatriotik dhe më i dëmshëm ndaj shtetit është që pasaporta e jonë të jetë inferiore ndaj pasaportës bullgare. Ky proces i pasaportizimit është platforma më e madhe për bullgarizim", vlerësoi Osmani.

Nevoja për miratimin e ndryshimeve kushtetuese e kaloi filtrin e parë në kuvend në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese. Seanca plenare për këtë çështje është caktuar për më 18 gusht. 

Во Собранието денеска седници ќе одржат собраниската Комисија за прашања на изборите и именувањата и Комисијата за надзор над спроведување на мерките за следење на комуникациите. 

Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ndryshimet kushtetuese janë çështje, të cilën mund ta përfundojnë vetëm politikanët në Maqedoninë e Veriut, pa marrë parasysh se cilës parti politike i takojnë. Nëse nuk votohen, për herë të parë bllokada për integrimet evropiane nuk do të vijë nga jashtë, por nga brenda. 

"Ajo që bie më në sy është se për herë të parë kemi një politikan pas 32 vitesh pavarësi, i cili në një deklaratë publike thotë se agjenda evropiane nuk është e njëjtë me agjendën e Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, asnjë politikan në vend nuk e ka thënë këtë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së në fillim të kësaj jave deklaroi se agjenda evropiane nuk është e njëjtë me agjendën e RMV-së. Kjo do të thotë se ai ka një plan tjetër për integrimin e shtetit dhe duhet ta shpjegojë atë", deklaroi Kovaçevski të premten.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski thotë se afati i fundit për votim është 30 nëntori kur përfundon skriningu. Nëse deri në atë moment nuk ndryshohet Kushtetuta, sipas Pendarovskit, hyn në fuqi vetëbllokada. 

Претседателот Стево Пендаровски денеска ќе престојува во еднодневна работна посета на Република Словенија, по повод учеството на јубилејниот десетти состанок на лидерите на земјите учеснички

"Nuk besoj se votimi për ndryshimet kushtetuese do të jetë më 17 gusht, jo për arsye se janë pushimet kolektive në pyetje, por pasi nuk do të përfundojë debati. Edhe sikur të fillojë debati, nuk mund të përfundojë kaq shpejtë që të keni votim më 17 gusht. Vlerësimi im është se ose do të bëhet përpjekje serioze që të sigurohet shumicë prej dy të tretave ose nuk ka pse të fokusohemi në votim të shpejtë, kur në këtë moment është qartë se nuk ka shumicë prej dy të tretash në Kuvend, deklaroi të enjten  Pendarovski për televizionin Kanal 5. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR