• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për një muaj është vazhduar kufizimi i çmimeve të produkteve themelore ushqimore

Për një muaj është vazhduar kufizimi i çmimeve të produkteve themelore ushqimore

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme të 222-të vendosi që deri më 29 shkurt ta vazhdojë kufizimin e çmimit të orizit, miellit, bukës dhe prodhimeve të tjera të bukës, biskotave, brimërave, mishit dhe prodhimeve të mishit, qumështit, vezëve, djathit, kaçkavalit dhe prodhimeve të tjera të qumështit, si dhe të ujit mineral të pagazuar dhe të gazuar dhe pijeve të pagazuara dhe të gazuara dhe birrës së lehtë.

Siç informuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria sot solli Vendim për ndryshim të Vendimit për kushte të posaçme për tregti të mallrave të veçanta, caktim të çmimeve më të larta për prodhime të veçanta në tregtinë me pakicë, si dhe obligimin e tregtarëve të sigurojnë dhe shesin lloje dhe sasi të caktuara të mallrave të veçanta të konsumatorëve, sipas orarit të caktuar.

"Me ndryshimet e miratuara të Vendimit ekzistues, ,e propozim të Ministrisë së Ekonomisë, vazhdohet kufizimi i çmimeve deri më 29 shkurt 2024, më vend se deri më 31 janar 2024, për disa lloje të caktuara të produkteve ushqimore dhe atë: orizi, mielli, buka dhe produkte të tjera të bukës, biskotat, brumërat, mishi dhe prodhimet e mishit, qumështi, vezët, djathi, kaçkavali dhe prodhime të tjera të qumështit", thonë nga Qeveria.

Qeveria, shtojnë, solli edhe Vendim për ndryshim të Vendimit për caktim të çmimeve më të larta të prodhimeve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë.

"Me ndryshimet e vendimit ekzistues, gjithashtu me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, vazhdohet deri më 29 shkurt, nga kufizimi paraprak i konstatuar i çmimeve deri më 31 janar, për: ujin mineral të pagazuar dhe të gazuar dhe pijet e pagazuara dhe të gazuara (lëngjet), në paketime të caktuara dhe birrës së lehtë", saktësojnë nga Qeveria. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR